Fondi i Sigurimeve Shëndetësore manipulon me shifra, demanton me të dhëna të pasakta!

Fondi për Sigurimeve Shëndetësore ka dërguar një demant dhe reagim për tekstin “Maqedonia me kushte më të këqija për lehonat në rajon”, i botuar në magazinën on-line Inbox 7 më 13 nëntor. Me reagimin dhe demantin është dërguar edhe tabela prej këtij burimi: “ILO 2014 Maternity and paternity at work, Law and practice across the world “, e shkruar nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore. Tabelën që mund ta shikoni më poshtë përmban disa informata të pasakta, kurse Fondi i Sigurimeve Shëndetësore dëshiron pikërisht me këto të dhëna ta demantojë tekstin.

 

Tabela e Fondit me të dhëna të pasakta!
Tabela e Fondit me të dhëna të pasakta!

Gjatësia e pushimit të lehonisë në Bullgari 

Në tabelën që na ka dërguar Fondi i Sigurimeve Shëndetësore është shkruar se në Bullgari gjatësia e pushimit të lehonisë është 32 javë apo shtatë muaj. Në vazhdim përcjellim disa pjesë të ligjeve bullgare, ku shihet qartë se pushimi i lehonisë zgjat 12 muaj dhe më shumë.

31. Срок, за който се изплаща паричното обезщетение при бременност и раждане.Осигурената за общо заболяване и майчинство майка има право на парично обезщетение при бременност и раждане за срок 410 календарни дни, от които 45 дни преди раждането.“,

Përkthimi në shqip: “Nëna e siguruar, për një sëmundje të përgjithshme dhe për mëmësi ka të drejtë për një kompensim financiar në rastin e shtatzënisë dhe lindjes në gjatësi prej 410 ditësh kalendarike, prej të cilave 45 ditë para lindjes“, thuhet në Kodeksin e Sigurimit Social të Bullgarisë dhe Urdhëresën për pagesën e dëmshpërblimeve në të holla dhe për ndihmë nga sigurimet shoqërore shtetërore.
Burimi: Instituti Kombëtar i Sigurimeve i Bullgarisë 

“Çdo nënë në Bullgari ka të drejtë për kompensim në rastin e lindjes në lartësi prej 100% të pagës, të cilën e ka marrë në vitin e parë. Ky kompensim paguhet për 410 ditët kalendarike dhe ajo pagesë mund të fillojë më së herët në ditën e 45-të para lindjes dhe plus 365 ditë pas lindjes së fëmijës. Nëse nëna nuk shfrytëzon pushimin e lehonisë para lindjes, asaj i takon një pushim lehonie pas parashtrimit të kërkesës për pushimin e lehonisë për një periudhë prej 365 ditësh”.

Në tabelën që e kemi publikuar javën e kaluar është bërë një lëshim te të dhënat për pushimin e lehonisë në Bullgari – është shkruar se pushimi i lehonisë zgjat nëntë muaj. Ne kërkojmë ndjesë për lexuesit për këtë gabim pa dashje.

Të dhëna të pasakta edhe për Serbinë

Fondi i Sigurimeve Shëndetësore përpiqet të demantojë me të dhëna të pasakta edhe për Serbinë. Domethënë, në tabelën ku përmendet Serbia, shkruan se pushimi i lehonisë te fqinji ynë verior është 20 javë ose 140 ditë, që është tërësisht e pasaktë.

Sipas ligjit serb për punë, në kapitullin 5, nenin 94 është shkruar qartë se pushimi i lehonisë zgjat një vit ose 12 muaj.

„5. Porodiljsko odsustvo i odsustvo sa rada radi nege deteta

Član 94

„Zaposlena žena ima pravo na odsustvo sa rada zbog trudnoće i porođaja (u daljem tekstu: porodiljsko odsustvo), kao i odsustvo sa rada radi nege deteta, u ukupnom trajanju od 365 dana. Zaposlena žena ima pravo da otpočne porodiljsko odsustvo na osnovu nalaza nadležnog zdravstvenog organa najranije 45 dana, a obavezno 28 dana pre vremena određenog za porođaj.

Përkthimi në shqip: “Gruaja e punësuar ka të drejtë për mungesës në punë për shkak të shtatzënisë dhe lindjes (në tekstin e mëtejmë: pushimi i lehonisë) si dhe për  mungesë në punë për shkak të përkujdesjes së fëmijëve në një kohëzgjatje totale prej 365 ditësh. Gruaja e punësuar ka të drejtë për ta filluar pushimin e lehonisë me mendim të organeve shëndetësore më së herët 45 ditë para lindjes, kurse domosdoshmërish 28 ditë para kohës së caktuar për lindje“, shkruan në ligjin serb për punë.

Burimi: http://paragraf.rs/propisi/zakon_o_radu.html

Të dhëna të pavërteta edhe për pushimin e lehonisë në Slloveni

Në tabelën që na ka dërguar Fondi i Sigurimeve Shëndetësore janë vënë të dhëna të pavërteta edhe për pushimin e lehonisë në Slloveni. Në atë tabelë shkruan se pushimi i lehonisë në këtë vend alpin është 15 javë, që nuk është e vërtetë. Fondi i Sigurimeve Shëndetësore përpiqet të manipulojë me të dhënat në atë mënyrë që e prezanton vetëm pjesën e parë të pushimit të lehonisë në Slloveni, e cila zgjat 3-4 muaj.

Sipas normave ligjore sllovene, pushimi i lehonisë ndahet në dy pjesë. Pjesa e parë është pushimi i lehonisë dhe zgjat tre muaj.

„KOLIKO ČASA TRAJA PORODNIŠKI DOPUST IN KDAJ NASTOPI?

„Porodniški dopust traja 105 dni. Mati mora nastopiti porodniški dopust 28 dni pred predvidenim datumom poroda, ki ga določi ginekolog.“

Përkthimi në shqip: Sa kohë zgjat pushimi i lehonisë dhe kur fillon ai?

“Pushimi i lehonisë zgjat 105 ditë. Nëna duhet patjetër ta fillojë pushimin e lehonisë 28 ditë para datës së parashikuar për lindje, e cila është përcaktuar nga gjinekologu”, shkruan në ligin slloven për punë.

Burimi: Qendra për Punë Sociale e Sllovenisë

Për këto 105 ditë, lehonat marrin kompensim në lartësi prej 100% të pagës që e ka marrë. Pas përfundimit të këtyre 105 ditëve fillon faza e dytë, e cila quhet periudha e përkujdesjes dhe rritjes së fëmijës dhe zgjat 260 ditë.

„KOLIKO ČASA TRAJA DOPUST ZA NEGO IN VARSTVO OTROKA?

„Dopust za nego in varstvo otroka traja praviloma 260 dni.“

Përkthimi në shqip: Sa ditë zgjat pushimi për përkujdesjen dhe rritjen e fëmijës?

“Pushimi për përkujdesjen dhe rritjen e fëmijës, sipas rregullës, zgjat 260 ditë”, thuhet në ligjin slloven për punë.
Burimi: Qendra për Punë Sociale e Sllovenisë

Në këtë fazë të pushimit të lehonisë lehonat marrin 90% të pagës mesatare, të cilën e kanë marrë 12 muaj para lindjes. Paratë i paguan Ministria Sllovene e Punës, kurse janë nga Buxheti i Republikës së Sllovenisë. 90 ditë shtesë u takojnë lehonave të cilat do të lindin binjakë.

Lajme të ngjashme

Back to top button