Që të kesh shok duhet të jesh një shok

Krahas të jetuarit dhe të familjarizuarit, njeriu si qenie dhe krijesë e dobët ka nevojë për miqësi dhe shoqëri. Shoqëria është një botë interesante, flas në prizëm shumëdimensional. Akti i të qenurit shok, nënkupton indentifikimin e personalitetit tënd aq më shumë të jesh në një situat komunikuese qoftë ajo nëpërmjet vokalitetit apo heshtjes. Natyrisht, shoqëria luan rolin vrojtues në jetën tonë dhe njëkohësisht konsiston në zotërimin e mekanizmave njerzore, gjë që sa është njerzore aq edhe shpirtërore, dhe kjo shpjegon faktin se pikërisht shoqëria është ajo që frenon njeriun, gjë që ka të bëj me cilësin e tij si gabimtarë. Në këtë pikëpamje, të shoqërohesh d.t.th të perceptosh, të gjesh art, dhimbshuri, sinqeritet dhe parasegjithash ndihmë të pa kushtëzuar. Pra, secili posedon një përvoj jetësore të cilën dëshiron ta ndaj me të tjerët, pse jo edhe të përfitoj nga eksperienca e tjetrit.

Interesant, çështja e të qenurit shok dhe statusi shok i sinqert nuk përfitohet dhe përvetsohet menjëherë, por, gradualisht me kohë ndoshta edhe me vite, sepse, të vlersosh një person d.t.th të shtrosh pëlhurën e shpirtit tënd mbi karakterin e tij, një formë jo pa një efekt. Dashuria e brendshme pa mëdyshje, zbulon objektivat reciproke mes shokëve, ndaj lindin lidhjet shpirtërore dhe dashuria e tyre sa është e sinqertë aq është edhe e paqt dhe krenare. Një dijetar Arab la një porosi të vlefshme: Shtoni shokët e mirë, shtoni shokët e mirë. I pyetur rreth ksaj porosie u përgjigj: Në mos në këtë botë në tjetrën keni nevojë për ta. Ndaj i vetdijshëm pë rolin e shoqërisë gjegjësisht e pash të udhës ti qasem kësaj teme dhe tia dedikoj disa rreshta njërës ndër temave më fragjile ndoshta.

Jo që shoqëria mund të jetoj në letër ose atë mund ta përshkruaj, por, thjesht kur flitet për shoqërinë në princip dua ta përpunoj këtë çështje dhe ta them publikisht se kapitali i dy shokëve të sinqertë është dashuria edhe atë dashuria për hir të Atij që krijoi relacionin njerzorë dhe kultivimin e motivit të dashurisë mes njerzve. Kështu, manualet e shoqërisë ose bërthama e shoqërisë së sinqertë ka një avantazh: kurrë interesi personal nuk paraprinë kundrejt atij shoqërorë, gjë që lejonë një fleksibilitet të madh mes nesh. Shoqëria kultivohet përmes hapave të: diskutimit, vendosja e qëllimeve, aktiviteteve dhe ndjekja e rrugëve të njejta që synojmë. Komponenta këto që e bëjnë modeste shoqërinë njerzore, e pse jo edhe nostalgjike lidhjen e dy shokëve.

Të shoqërohesh d.t.th të ndjesh mall, të mbash mi supe brengën e tjetrit, përkunder vështirësive dhe sfidave që pezmatojnë në jetën tënde. Shoqëria duhet të jetë e fuqishme, e thurrurr me sinqeritet… të paktë janë ata njerez që dijnë ta çmojne shoqërinë dhe të zhyten thellë në të. Të jesh një shok d.t.th të bartësh mesazhe të fuqishme, të bartësh një ndjenjë të pushtetshme, sepse, nuk është element që konsumohet dhe si e tillë shuhet një ditë, përkundrazi një bashkim ndjenjash, idealesh, motivesh, qëllimesh që thyejnë kufijtë kësaj bote dhe në instancë të fundit përundojnë në Xhennet inshAllah. Nuk është i rëndësishëm numri i tyre, por, vlerat e tyre që të ndihmojnë e të nxisin në : dije, arsye, përgjegjësi, dituri, dinjitet dhe parasegjithash janë bashkëluftetarë besnik që deri në fund bëjnë luftë ndaj së keqes dhe urdhërojnë kah e mira. Kujdes, kije parasysh se edhe në mesin e shokëve të mirë mund të kete qëndrime impulsive, kupto dhe mirëkupto mirë aktin e të qeniurit shok dhe mbi të gjitha njeri. Per një shok të mirë ia vlen të plagosesh, madje, vendose edhe dorën mbi plagë e mos ia trego plagën, gëlltit momente të caktuara e tregoi botës se cka është shoqëria e sinqertë… Vetë i derguari i Zotit thotë me një rastë: “Njeriu është në fenë e shokut të tij, prandaj le të shikojë njeriu se kë ka për shok”.

Madje po të thellohemi më shumë në anën fetare vet emërtimi i njeriut në gjuhën arabe si INSAN në kuptim d.t.th i shoqërueshem, që le të kuptojmë që bota nuk jetohet e shijohet vet. Shpesh, shoku miret shembull si një pasqyrë ku ki mundësi të shohësh gabimet tua, si mundësi pse jo edhe permiresimet. Në fund dua ta sjell një thënie paoshtu të profetit(paqja qoftë mbi të) që më ka prekur fort në shpirt: “Ditën e Gjykimit do të ketë njerëz, që janë ulur në podiume prej drite rreth Arshit të Allahut (xh.sh). Fytyrat e tyre do të jenë dritë. Nuk janë as profetë e as dëshmorë, por profetët dhe dëshmorët i kanë zili këta njerëz. Ata janë njerëz, që e kanë dashur njëri – tjetrin për hir të Allahut (xh.sh)”. Ndaj, kujdes, kujdes shoqërinë sepse vërtet ia vlen të shoqerohesh, qoft edhe vetëm me një njeri, por, me kusht që shoqeria juaj të jet aq e fortë saqë do të jetoj edhe atëherë kur do të zhduken gjithë shoqërit tjera që janë bashkuar për interesa të caktuara, qofshin matriale e të kësobotshme…

Lajme të ngjashme

Back to top button