Për këshillë në “Alo mjek” 9.686 thirrje për dy muaj

Në linjën telefonike 02/15123 për këshillë mjekësore “Alo doktor” në dy muajt e fundit janë regjistruar 9.686 thirrje, ndërsa vetëm gjatë ditës së djeshme 273. Thirrjet në linjën telefonike për këshillë mjekësore janë nga qytetarët nga të gjitha qytetet e Maqedonisë, kumtoi sot Shtëpia Shëndetësore Shkup.

Të gjithë qytetarëve të cilët janë paraqitur u është dhënë ndihmë mjekësore përmes këshillës mjekësore dhe terapisë së nevojshme simptomatike. Të gjithë personave të cilët drejtohen përmes linjës “Alo doktor” dhe për shkak të urgjencës për gjendjen shëndetësore për të cilën janë paraqitur, thirrja u është orientuar nga specialistët kujdestarë ndaj shërbimit për ndihmë urgjente mjekësore.

Thirrjet në 15 123 janë me spektër të gjerë të simptomatologjisë së ndryshme, kardiovaskulare, simptoma respiratore, këshilla për temperaturë trupore, për ushqim te më të vegjëlit dhe simptoma të sëmundjes.

Çdo ditë nga ora 18:00 deri në orën 22:00 në qendrën e thirrjes “Alo doktor” për këshillë mjekësore janë kujdestarë dhe në dispozicion për këshill shëndetësore drejtorët e institucioneve shëndetësore publike. Sot në qendrën e thirrjes së “Alo doktor” nga ora 18:00 deri në orën 22:00 do të jenë kujdestar dr. Sllobodan Gjorgjievski nga SPSH Stacioni shëndetësor Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi

Lajme të ngjashme

Back to top button