Rrahje mes të rinjve në Tetovë, një i plagosur me thikë

Mbrëmë rreth orës 20.20 minuta në rrugën JNA pranë kafiterisë “Imixh”, ka ndodhur një rrahje mes dy grupeve, njofton policia e Tetovës. Si pasoj e kësaj rrahje një person ka marrë plagë nga thika.

Sipas zëdhënësit të policisë së Tetovës, Marrjan Josifovski, rasti në polici është paraqitur nga katër persona të moshës nga 18 – 20 vjeç. Sipas rrëfimit të tyre ata janë sulmuar nga një grup prej dhjetë vetash, pas çka kanë marrë lëndime në kokë ndërsa njëri ka arritur të ik dhe të kalojë pa pasoja.

Në rrahjen ku ajnë shfrytëzuar shkop bejsbolli, shishe dhe mjete tjera, B.L 25 vjeç është lënduar me thikë në pjesën e kraharorit dhe është dërguar në klinikën e Shkupit.

Lajme të ngjashme

Back to top button