Kombëtarja zbret në Milano

Kombëtarja shqiptare pas shumë dilemash ka zbarkuar në Itali. Kushtet e vështira të motit që kanë përfshirë Italinë dhe sidomos zonën e Ligurias, e kanë bërë të pamundur mbërritjen e kuqezinjve në qytetin ku është planifikuar të luhet miqësorja e radhës.

Gjenova ka qenë një “stacion” i paarritshëm për De Biasin dhe të tijtë, që kanë ndryshuar destinacion, duke mbërritur në Milano. Kjo, pasi në Gjenova ka qenë e pamundur ulja e avionit.

Lajme të ngjashme

Back to top button