Wladimir Klitschko mundi me k.o Kubrat Pulev

Wladimir Klitschko nuk ka rivalë në boksin e peshave të rënda.

Kampioni ukrainas regjistroi fitoren e 21-të rresht përballë bullgarit Kubrat Pulev me k.o në raundin e 5 të sfidës së zhvilluar në “O2 Arena” të Hamburgut.

Kampioni i kategorive, IBF, WBA dhe WBO rrëzoi dy herë në raundin e parë sfidantin 33-vjeçar, duke dhënë sinjale se për bullgarin nuk kishte rrugë tjetër veç humbjes në këtë sfidë.

Në raundin e pestë një e majtë e shënjestruar saktësisht e rrëzoi sërish Pulev, i cili ngriti flamurin e bardhë. Kjo është humbja e parë për boksierin ballkanas që numëron 20 fitore, ndërsa Wladimir Klitschko regjistroi suksesin e 63-të në karrierë ku numëron edhe 3 humbje.

Lajme të ngjashme

Back to top button