Shkupi përforcohet, erdhi edhe Mumin Sallai

Ka vazhduar rikthimi i futbollistëve me përvojë në KF Shkupi, pasi klubi tani më është zyrtarizuar që do të jetë pjesë e Ligës së Dytë, ndërsa padyshim se ambiciet e shkupjanëve nuk do të jenë vetëm sigurimi i ekzistencës në këtë ligë, por edhe kthimi në Ligën e Parë. 

Pas kthimit të futbollistëve Minas Osmani, Leonard Kallaba, Mentor Idrzi, Boban Xhangarovski, portieri Burhan Mustafa, tani me Shkupin është zyrtarizuar edhe kalimi  Mumin Sallait, i cili vite të tëra ishte pjesë e ekipeve të ndryshme të Ligës së Parë. 

Të përkujtojmë se Mumin Sallai ka luajtur me ekipin e Shkëndijës në sezonin 2012/13, kur u shpall kampione, pastaj ishte pjesë e KF Drita në Ligën e parë, ndërsa së fundi ishte pjesë e ekipit të Rrufeja nga Miletina. Sallai do të përforcojë mesfushën e shkupjanëve dhe pritet të jetë ndihmë e skuadrës për të arritur të kthehet në mesin e skuadrave më të mira në vend. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button