Moti i keq ka përfshirë Italinë, kombëtarja mbetet në Francë

Moti i keq që ka përfshirë Italinë, ka komplikuar udhëtimin e kuqezinjve drejt Genoas, ku do të luhet edhe miqësorja e rradhës me të kaltërit e Contes.

Kombëtarja shqiptare pritej të nisej drejt Italisë në orën 11:00 nga aeroporti i Rennes, por aty kuqezinjtë janë informuar se për shkak të furtunës në Gjenovë ka qenë e pamundur ulja e avionit në aeroportin e qytetit ku do të luhet takimi i 18 Nëntorit, raporton Supersport.

Në këtë mënyrë pas disa minuta pritjeje kuqezinjtë janë detyruar të bëjnë një kthim të paparashikuar në hotelin e Rennes për tu qetësuar në pritje të një riprogramimi të udhëtimit drejt Italisë, opsionet e parashtruara fillimisht kanë qenë dy, i pari që skuadra të nisej për në Nicë gjatë pasditës dhe prej aty të udhëtonte me autobus drejt Gjenovës ndërsa alternativa e dytë ishte qëndrimi në hotel deri në përmirësimin e kushteve atmosferike në Genoa.

Priten njoftime të reja në orët në vazhdim…

Lajme të ngjashme

Back to top button