Bono tregon për frikën në aeroplan

Lideri i grupit U2, Bono, ka pranuar se ishte frikësuar shumë në aksidentit e të mërkurës kur avionit të tij privat i ishte shkëputur dera teksa ishte në udhëtim për Berlin.

Ngjarja kishte ndodhur vetëm 25 minuta para aterrimit të aeroplanit në Gjermani, ku Bono shkonte për “Bambi Awards”.

“Menduam se hasëm në turbulencë ose se rrotat për ulje po lëshoheshin, por kishte kohë edhe 25 minuta. Lirimi më i madh ishte se aeroplani nuk u ndikua nga dera e shkëputur”, ka thënë këngëtari.

“Bëhem merak se ku është dera dhe valixhet e mëdha?”, vazhdoi ai. “Mund të ketë lopë ose dele që janë shumë të lënduara. Besojmë që s’është lënduar askush sepse akoma nuk kemi dëgjuar dhe kjo ishte frika jonë e parë, sepse ne ishim mirë”.

Ngjarja ndodhi tri ditë pasi që Bono me U2 performuan në MTV EMA Awards 2014 në Glasgow. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button