Rama: Kam një vizion për Shqipërinë, do e bëj realitet si artist e politikan (Video)

“Artisti është ende brenda meje” Edi Rama ndihet gjithnjë komod kur flet per pasionin e tij të parë, pikturën. Tashmë si politikan, telajo ka Shqipërinë, dhe vizioni i tij është ky

“Sa herë kemi dëgjuar të thuhet në politike, që duhet të fokusohemi tek një pikturë e madhe. Kjo do të thotë të fokusohesh në një vizion. Sot si lider i vendit tim, unë kam një vizion, për një vend modern, me prosperitet ku shërbimet publike ti shërbejnë njerëzve dhe jo drejtuesve. Në një vend ku ka hapësia publike, të jetë e të gjithëve. Ne po rrëzojmë ndërtesat e paligjshme, po bëjmë kulturën pjesë të qeverisjes. Projekti ynë është ta transformojmë godinën e kryeministrisë drejt një përdorimi të dysfishtë. Kati i parë për kulturën, i dyti për qeverisjen. Me liderishipin dhe vendimet tona, unë po përpiqem ta kthej vizionin tim ne realitet”

Nuk i kanë munguar ironitë, për dashurinë e tij të parë, pikturën. Por komod, në samitin e “Creative time” në Suedi, ai e pranoi, se e ka të vështirë të përqëndrohet në një bisedë, nësë fjalët nuk shoqërohen me vizatime në letër

“Dikur takova dikë, që u ofendua sepse po pikturoja ndërsa ne bisedonim në zyrë. Vizitorët e rregullt janë mësuar me këtë, e bëj gjatë gjithë kohës, tavolina e zyrës është si atelieja ime. Por vizitori, mendoi se mua s’po më interesonte çfarë ai thoshte. Më tha, mos pikturo ndërsa flas. I kërkova falej. Herën tjetër që u takuam, vura mënjanë lapsat dhe nuk pikturova. Ai përsëri nuk ishte i lumtur, më tha se me duket se nuk më dëgjon. I thashë, më lër të pikturoj e do të dëgjoj, dhe të jem vetvetja”

Duke iu drejtuar të pranishmëve me nje podium të veçantë, dhe me background pikturat e tij dhe fasadat e pallatave shumëngjurëshe të Tiranës së drejtuar prej tij, Edi Rama, iu kthyue pikërisht periudhës së kryebashkiakut, për të shpjeguar, se kur ka kuptuar, se politika dhe arti, mund të bashkëudhëtojnë

“Si ministër Kulture mendova se dogja artistin. Por më vonë kur kandidova si kryetar bashkie, hodha ngjyrat në qytet, që për mua ishte një politikë me ngjyra. Kur lyenin fasadat e pallateve, një zyrtar i BE-së më tha se do bllokonte fondet sepse sipas tij nuk ishin sipas standardev europiane.

“I thashë ngjyrat do i zgjedhim vetë, sepse kjo është ajo që duam”
Dhe duket se dy pasionet e kryeministrit, do të ecin gjithmonë në të njëjtën rrugë.

“Vjen një moment kur puna përfundon, por për politikën dhe pikturën nuk përfundon asnjëherë. Asnjëherë nuk i dihet kur mund të përfundojë peneli në një pikturë. Nëpërmjet politikës ne mund të arrijmë ndryshim. Politika mund të sjellë paqe mes njerëzve dhe të shmangë konfliktet”./ Oranews

Lajme të ngjashme

Back to top button