Haradinaj: Blloku ende bashkë, vendimi javën e ardhshme

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj vazhdon të jetë i bindur se ai do të jetë kryeministër i vendit, në bazë të marrëveshjes së nënshkruar nga blloku paszgjedhor opozitar më 10 qershor.

Ky qëndrim vjen pavarësisht deklaratave të LDK se udhëheqja e ekzekutivit duhet t’iu takoj atyre, meqë kanë hequr dorë nga posti i Kryetarit të Kuvendit. Por Haradinaj thotë se qëndrimi final mbi këtë cështje do të merret të hënën ose të martën, por takimi shërbeu për të qartësuar gjerat mes palëve.

“Ka pasur një qartësim bukur të mirë, nuk kemi marrë ndonjë vendim, por vetëm jemi shpjeguar, është lënë që në ditët që vijnë do të ulemi prapë dhe t’i japim një epilog, një qartësim të fundit, definitive. ”

Haradinaj e kupton edhe pozitën e dëmtuar të Lidhjes Demoktratike të Kosovës, por edhe të kreut Mustafa për ndyshim të pozicionimit, duke premtuar zgjidhje të përbashkët

“E para Isa Mustafa nuk po donë apo nuk ka thënë që po don, por LDK ndihet e dëmtuar në marrëveshje, e duan një situatë re në marrëveshje sepse marrëveshja nuk është më e plotë,një situatë mungon, ajo është kryeparlamentari dhe kërkon me e gjet një zgjidhje. Edhe unë e kuptoj këtë, e di që është kështu, ka një situatë të re, kemi provuar të gjejmë një zgjidhje. Unë jam shprehur se e mbështesë marrëveshjen e 10 qershorit dhe e kuptojë situatën e re dhe jam i interesuar si ta ndihmoj partnerin në këtë rast për këtë dëm që është bërë në kuptimin e përgjegjësive.”

Kreu u AAK-së ndihet i pacenuar në kandidaturën e tij si kryeminsitër, por thotë se do ta kalojnë këtë sfidë të re, me dialog
Sink
Ne jemi përballë me shumë sfida prej se kemi filluar, asnjëherë nuk ka qenë lehtë sepse jemi katër subjekte.

Të gjithë brenda nesh nëpër subjekte dallojmë me njëri tjetrin, seicili prej nesh deri me tani i kemi përballuar me sukses dhe besoj se e kalojmë edhe këtë, është e mundur dhe reale ta kalojmë edhe këtë.

Ndërkohë Ambasadorja Amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, u ka bërë thirrje partive politike në Kosovë, që të mbajnë seancën konstituive, me qëllim tejkalimin e ngërcit politik.

Thirrja e Jacobson vjen në linjë me ato të Presidents së Kosovës Atifete Jahjaga për zgjidhjen e kësaj situate si një domosdoshmëri emegjente për vendin./ Oranews/

Lajme të ngjashme

Back to top button