Gostivari vazhdon me fitore

Vazhdon seria e fitoreve dhe e efikasitetit të ekipit të Gostivarit. Ekipi i Gostivarit fitoi në Kërçovë 1:4 ekipi e Zajazit, kampionit të Ligës së Tretë – Grupi Perëndim.

Edhe këtë ndeshje trajneri i Gostivarit, Mensur Jakupi luajti me formacionin më të fuqishëm duke krijuar shumë raste për shënim dhe katër gola të shënuar.

Goli i parë u shënua në pjesën e parë nga Ardit Shaqiri pas ekzekutimit të goditjes së lirë nga Maliq Beluli. Tre golat e radhës Gostivari i shënoi në pjesën e dytë, nga Xhihan Seferi pasi sulmuesi Briljant Syla arriti të përfitoj nga gabimi i portierit të Zajazit. Për golin e tretë asistoi Zejdan Alili i cili gjeti Gjorgji Markovin i cili shënoi golin e tretë për ekipin. Golin e katër për Gostivarin e shënoi Valon Zeqiri me një super goditje pas asistimit nga Afet Ibraimi.

Golin e vetëm ekipi i Zajazit e shënoi në pjesën e dytë të takimit.

Ndeshjen e radhës në Ligën e Dytë dhe të fundit për këtë sezon do ta zhvilloje me 22 nëntor kundër Dritës në Bogovinë.

Lajme të ngjashme

Back to top button