Nikollovski të rinjve: Mos u largoni nga vendi, shanset për sukses këtu janë më të mëdha

Deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së Aleksandar Nikollovski i këshillon të rinjtë që të qëndrojnë këtu dhe mos të largohen nga vendi sepse këtu shanset për sukses janë shumë më të mëdha.

Deputeti nga shumica parlamentare Nikollovski dhe deputetja e BDI-së Nora Aliti thonë për REL se në Kuvend po zhvillohet debat i mjaftueshëm për problemet e të rinjve.

“Sa u përket problemeve me të cilat ballafaqohen të rinjtë sot po përgatiten iniciativa nga ana e deputetëve dhe nga ana e Qeverisë. Mendojmë se reformat në arsim janë një metodë se si të rinjtë të qëndrojnë këtu, pastaj kemi edhe strategji se sit ë nxisim punësimet tek të rinjtë”, deklaroi Aliti.

Të rijtë nga ana tjetër thonë se në këtë shtet aspak nuk dëgjohet zëri i tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button