Zyrtare: Largohet Advocaat, Serbia pa trajner

Dick Advocaat dhe Federata e Futbollit të Serbisë kanë arritur marrëveshje për shkëputjen e kontratës.

Holandez pranoi se është duke shfrytëzuar mundësinë e largimit pas humbjes 3:1 nga Danimarka të premten në kuadër të eliminatoreve për Euro 2016.

“Unë kisha një arsye që mora këtë detyrë. Dhe ajo ishte se kisha ndjesi të mira për këtë skuadër, se ne ishim të zotë të kualifikoheshim. Pas gjithë atyre që ndodhën në këto muajt e fundit, dhe me dënimin e Uefas, të gjithë janë vënë nën presion, gjithçka mori mbrapsht pas asaj ndeshjeje me Shqipërinë, të gjithë jemi nën presion”, tha Advocaat.

Lajme të ngjashme

Back to top button