DAP dhe policia: kontrolle në Ohër, Shkup dhe Strumicë

Ministria e Brendshme njofton se në tre netët e fundit janë kryer gjithsej 67 kontrolle në objekte hoteleri në disa qytete të Maqedonisë. Në aksionin e koordinuar të Drejtorisë për të Ardhurat Publike dhe Inspektoratit shtetëror të tregut, janë mbyllur 4 objekte prej të cilëve, njëri në Ohër ku ka pasur edhe prishje të rendit publik dhe qetësisë, si dhe tre lokale në Shkup. Shkelje në kompetencat e Drejtorisë për të Ardhura Publike janë regjistruar edhe në dy lokale në Strumicë. Në këtë aksione, dënime për pirjen e duhanit, i cili është i ndaluar me ligj, kanë marrë 6 klientë dhe tre objekte hoteliere, në Negotinë, Kavadar dhe Berovë.

Lajme të ngjashme

Back to top button