Maqedonia me kushte më të këqija për lehonat në rajon

Në Maqedoni ka kushte më rigoroze për lehonat në krahasim me vendet e tjera të rajonit, përkatësisht me kushtet që i ofrojnë vendet e ish-Jugosllavisë. Deri te këto njohuri kemi ardhur pas analizës së të dhënave për kohëzgjatjen e pushimit të lehonisë, për lartësinë e kompensimeve dhe për pagesën e tyre të rregullt. Lehonat në vend presin edhe nga 2 muaj për pagesën e parave të lehonisë:

Marina Dimitrova ka lindur para 50 ditësh. Deri tani nuk ka fituar asnjë qindarkë të vetme nga shteti.

Jam duke punuar për gjashtë vjet pa ndërprerje. Sipas ligjit, dua të marr një kompensim për pushimin e lehonisë, por për fat të keq, pas 50 ditësh pasi kam lindur nuk kam marrë asnjë qindarkë“, thotë Dimitrova.

Me probleme të ngjashme po ballafaqohet edhe 30 vjeçarja Mirjana nga Shtipi.

Kam lindur vitin e kaluar në dhjetor. Kompensimin e parë të lehonisë e kam marrë në shkurt. Më 5 nëntor, e kam marrë edhe kompensimin e fundit (të nëntë), edhe pse është dashur që paratë të gjenden në llogarinë time që në shtator“, thotë Mirjana.

Kudo në rajon shtetet kujdesen më shumë për nënat e reja. Marija Kostiq nga Nishi, Serbia, ka djalin njëvjeçar dhe thotë se kompensimi i lehonisë i vjen me kohë.

Situata është e njëjtë edhe në Mal të Zi. Atje për pushimin e lehonisë paguhet në tre muaj, por vjen rregullisht thotë 34-vjeçarja Bojana nga Podgorica.

Kush e paguan pushimin e lehonisë?

Ekonomistët komentojnë se kjo masë do të krijojë shumë probleme të tjera:Reagime të shumta në opinion kishte këto ditë kur drejtoresha e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore Maja Parnaxhieva Zmejkovska paralajmëroi se pushimet e lehonisë, të cilat deri më tani i ka paguar shteti, do të transferohen te kompanitë. Kjo do të thotë se kompanitë dhe institucionet do t’i paguajnë kompensimet e nënave, kurse më vonë do të dorëzojnë kërkesat për rimbursimin e mjeteve nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore.

Ai shton se shteti duhet të qëndrojë prapa kategorive të ndjeshme të popullatës, siç janë nënat dhe pensionistët. Dhe derisa për pensionistët ka një sërë përfitimesh, lehonat me fëmijë të vegjël tani do të jenë në kurrizin e kompanive.“Me transferimin i kompensimeve të lehonisë te kompanitë, shteti do t’i shkaktojë një goditje shtesë ekonomisë nga njëra anë, kurse nga ana tjetër ai në mënyrë indirekte pranon se administrata e tij nuk është e aftë për t’ua paguar të hollat lehonave me kohë“, thotë Goran Stojanovski, analist ekonomik.

Administrata e paaftë është një kancer i shoqërisë së Maqedonisë, komentojnë biznesmenët.

Shteti tani vonon me pagesën e kompensimeve të lehonisë nga dy ose tre muaj, kur do të vijë koha të na paguajë neve do të vonojë nga 20 muaj, siç kishte borxhe me kthimin e TVSH-së“, thotë një biznesmen nga Maqedonia lindore, i cili nuk dëshiron të flasë publikisht.

Ai shton se kostoja për çdo fëmijë të lindur në kompani do të rritet për 200%. Nga njëra anë, lehonës do të duhet t’ia paguajnë pagën e plotë, kurse nga ana tjetër do të duhet të angazhohen një punonjës i ri në vendin e saj.

Reagime ka edhe te Odat ekonomike. Ato edhe pse kanë reaguar te Qeveria se kjo masë nuk është e mirë, megjithatë shteti e shtyn projektin “Pagesa më e shpejtë e kompensimeve të lehonisë dhe të pushimeve mjekësore”.

Reagojnë edhe organizatat jo-qeveritare, të cilat theksojnë se ky model është diskriminues dhe se do të ketë pasoja të këqija për vajzat dhe gratë që nuk kanë lindur fëmijë.

Çfarë bën modeli slloven?

Drejtoresha e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore Maja Parnaxhieva-Zmejkovska ka deklaruar se kanë punuar me kujdes në përgatitjen e këtij projekti, me të cilin do të mundësohet një pagesë më të shpejtë të pushimeve mjekësore.

Përvojën sllovene e kemi marrë me kujdes të madh për shkak të kënaqësisë së madhe të të siguruarve dhe njëkohësisht e kemi përpunuar më mirë dhe e kemi përshtatur me kushtet e Maqedonisë. Shembulli i Sllovenisë është që pagesën e kompensimeve përkohësisht ta kryejnë kompanitë, kurse FSSH-ja në një afat të shkurtër t’i kompensojë kompanitë në tërësi“, deklaroi Parnaxhieva-Zmejkovska.

Për Inbox 7, Vesna Zadravec, gazetare në Radio Televizionin e Sllovenisë, ka shpjeguar se modeli slloven i pushimeve të lehonisë nuk përfshin rimbursimin e parave.

Një model të ngjashëm siç paralajmëron Fondi i Sigurimeve Shëndetësore ka zbatuar edhe Mali i Zi. Por, përveç se janë rritur kostot e kompanive dhe ka vonesë të pagesës së kompensimeve të lehonisë, komente të tjera për këtë model nuk vijnë prej atje.“Pushimi i lehonisë në Slloveni zgjat 12 muaj. Tre muajt e parë i paguan kompania nga është lehona (punëtorja) e siguruar, ndërsa 9 muajt e tjerë i paguan Ministria e Punës“, thotë Zadravec.

Lehonia në Maqedoni më e shkurtër

Pushimi i lehonisë në Maqedoni dhe Bullgari është më i shkurtër. Lehonat e Maqedonisë kanë nëntë muaj, kurse pothuajse në të gjitha vendet fqinje pushimi i lehonisë është 12 muaj./Inbox7

Lajme të ngjashme

Back to top button