Tërmet i fuqishëm në Indonezi, alarm për cunam

Një tërmet me magnitudë 7.3 ballë ka goditur pjesën lindore të Indonezisë. Autoritetet kanë lëshuar paralajmërim për cunam.

Qendra për Paralajmërimin e Cunameve në Paqësore njoftoi se në zonat deri në 300 kilometra nga epiqendra e tërmetit ekziston mundësia që valët të arrijnë deri në 1 metër.

Epiqendra e tërmetit është regjistruar në ishullin Maluku, sipas Institutit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara.

Tërmeti i parë është shoqëruar edhe nga disa lëkundje të tjera, të cilat kanë arritur deri në 6.2 ballë.

Në vitin 2004, Indonezia është goditur nga një tërmet 9.1 ballë, i cili shkaktoi një cunam masiv. Rreth 170,000 njerëz kanë humbur jetën në këtë fatkeqësi./ Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button