Obama: Sanksione të tjera Rusisë nëse nuk ndal ndërhyrjen ushtarake

Samiti G-20 nisi punën e tij në Brisbane të Australisë, duke i hapur rrugën bisedimeve për çështjet më të rëndësishme globale. I pari që mori fjalën ishte presidenti Barack Obama.

“Çeshtjet e sigurise jane kthyer ne qendren e vemendjes tone. Ajo qe Rusia po vazhdon te beje ne Ukraine, eshte e tmerrshme.  SHBA  dhe Kombe te tjera europiane e paralajmerojne zyrtarisht Mosken per sanksione te metejshme ne qoftese ajo nuk i jep fund rrjedhes se armeve dhe trupave ne Krime. E ndersa veprime si rrezimi i avionit ‘Malaysian Airlines’ shenojne kulmin e agresionit te saj. Veprimtaria ushtarake ruse perdite por merr  jeten e qindra njerezve te pafajshem”, tha Obama.

Gjithashtu edhe Presidenti i Këshillit Europian Herman Van Rompuy, u shpreh se nuk mund të ketë vetëm një zgjidhje politike të krizës, ndaj beri publike axhenden e ministrave te Jashtëm të Evropës te cilet do të takohen diten e hene për të vlerësuar situatën në Ukrainë. Nderkaq presidenti rus Vladimir Putin po ndjek takimin qetesisht, pa reagime por sipas kritikeve eshte e sigurt qe ai ndihet ne presion të madh diplomatik për të ndryshuar kurs ngjarjesh në Ukrainë.

Nderkohe vendi mikprites ,Australia mban shpresat se samiti dyditor do të përqëndrohet në rritjen ekonomike botërore dhe jo ne ceshtje sigurie apo ndryshimesh klimaterike. Pa i lene ne hije keto çeshtje, Obama premtoi një kontribut 3 miliardë $ për një fond ndërkombëtar ne ndihme te vendeve te varfra të cilat përballen me efektet e ndryshimit të klimës. E persa i perket rritjes ekonomike globale, kreu i ëashingtonit premtoi rritje te ardhurash dhe miliona vende të reja pune./ Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button