Sikur te fliste Tetova me siguri do të thoshte…

Ah e mjera unë nuk e di çka po ndodhë pak kohë më parë gjithçka ishte ndryshe, isha shembull për të gjithë çfar më bëtë kështu,  ma humbët dritën e më gropuat në erësirë.
Isha një qytet plot me dritë por drita që kisha u shua dhe gjithçka u bë erësirë.
Po sundon padrejtësia nuk dallohet ç’ështe morali, nderi, karakteri e respekti.
Udhëheqin të pa mëshirshmit të cilët shikojn vetëm interesat personale e për popullin as që kujtohen, të mira bëjnë vetëm kur kanë interes. Pritojn të bëjnë te mira kur nuk kanë interes, mjer për kta njerez që nuk kanë frigë Allahun, apo ndoshta nuk u intereon asgjë përveç parasë ah sa të mjerë që janë.
A ka njeri që të më tregoj a thua vallë do të regullohen këto gjëra apo ndoshta do të shtohen ende më shumë.
Ku janë njerzit e mirë, ku janë të drejtit, përse nuk çohen dhe ti thonë STOP kësaj padrejtsie që ndodh? Apo ndoshta nuk ka mbetur asnjë! Jo, jo ka mirpo heshtin sepse nuk i dëgjon askush, ah sikur ti degjonin nuk do të ishim në këtë gjendje mjerimi do të ishim një qytet plot dritë me moral me sjellje me karakter e kultur te mirë.
Por jo, kto janë vetëm ëndëra, sepse çdo gjë që quhet e mirë u shkatërua kurse ajo që quhet e keqe çdo ditë shtohet e shtohet…!

Lajme të ngjashme

Back to top button