“Udar” paralajmëron për protesta në ora 17:00

Nisma qytetare “Udar” ka thirrur sot në ora 17:00 protestën e radhës me moton “Maqedoni më të mirë”.

Protestuesit kanë kërkuar përmirësimin e kushteve të përgjithshme jetësore, kundër parregullësive rreth projketit “Shkupi 2014”, zgjidhjen e problemeve të grupeve të rrezikuara në Maqedoni si dhe lirinë e fjalës dhe të mediave.

Protesta pritet të mbahet para selisës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Kjo nismë ka lindur në Facebook si platformë mbipartiake e qytetarëve protestues.

Lajme të ngjashme

Back to top button