Shkollat po terrohen njëra pas tjetrës

Njëra pas tjetrës dhjetëra shkolla nga Kërçova, Ohri e Struga kanë mbetur pa rrymë elektrike. Ndërprerja e rrymës pritet që të ndodhë edhe në shkollat e Kumanovës, Tetovës dhe Prilepit. Shkollat po terrohen njëra pas tjetrës, shkruan Lajm.

Shkak për ndërprerjen e rrymës janë faturat e papaguara ndër vite.

Në Kërçovë ka tre javë që nuk zhvillohet mësimi pasi nuk ka mjete për rrymë dhe naftë. Të enjten EVN e ndërpreu rrymën në disa shkolla të Kërçovës, ndërsa në Ohër ka pesë ditë që kanë mbet pa rrymë dy shkolla. Të premten me të njëjtin problem u përballën edhe disa shkolla të Strugës. Pa rrymë mbetën dy shkollat fillore në Strugë, shkollat periferike fillore në Labunishtë, Livadhi, Ladorishtë, dhe shkolla të tjera periferike. Dhjetë nga 13 shkollat e Strugës i kanë të bllokuar llogaritë rrjedhëse. Udhëheqësi i sektorit për arsim, pranë Komunës së Strugës, Surija Rushiti ka thënë se bllok donacionet që arrijnë nga shteti nuk janë të mjaftueshme as për nevojat themelore të shkollave. Pjesa më e madhe e tyre shkon për rrogat e të punësuarve, ndërsa një pjesë e vogël mbetet për transport dhe nxehje. “Borxhi që e kanë shkollat për naftë dhe transport arrin 20 milionë denarë”, ka sqaruar ai.

Komunat kërkojnë që shteti t’u ndajë atyre më shumë mjete për arsim, pasi procesi i decentralizimit në arsim nuk është i plotë.

Lajme të ngjashme

Back to top button