Hiqet tabela me mbishkrimet në fshatin Sfillare të Shkupit (FOTO)

Pas publikimit të lajmit në Portalb, janë alarmuar institucionet duke hequr mbrëmë vonë tabelën me mbishkrime në gjuhën shqipe dhe maqedonase në fshatin Sfillare të Shkupit,  ku kishte gabime në përkthim.

Banorët e fshatit për Portalb, pas heqjes së tabelës thonë se kanë pritur shumë vite që të vendoset ndonjë shenjë komunikacioni në këtë fshat por do të presin edhe më gjatë vetëm që të shkruhen ato si duhet dhe pa gabime gjuhësore.

Ndryshe në tabelë e vendosur ditë më parë në këtë fshat ‘Gorno Svillare’ është përkthyer Sullare e Poshtme ndërsa ‘Dollno Svillare’ Sullare e Epërme.

Përveç gabimeve në përkthim ku Gorno përkthehet e Poshtme, ndërsa Dollno e epërme është gabuar edhe në emrin e fshatit duke e quajtur atë Sullare./Portalb

Sfillare

sfillare

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button