Nisin përpjekjet për koalicionin gjithëpërfshirës

Ka filluar të marrë jetë skenari i paralajmëruar më herët nga gazeta Tribuna, për krijimin e një qeverie gjithëpërfshirëse. Pjesë e këtij skenari do të jenë PDK-LDK dhe lista Srpska. Por mundësi që të jetë pjesë e qeverisë gjithëpërfshirëse do t’i ofrohet edhe AAK-së së Ramush Haradinajt. Burime të gazetës bëjnë të ditur se sipas këtij skenari, kryeministri i ardhshëm nuk do të jetë asnjëri nga liderët e këtyre partive. “Kryeministri është vendosur që të jetë konsensual”, ka thënë ky burim ndërkombëtar në kushte anonimiteti.

Sipas tij, qeveria e ardhshme do të jetë me mandat jo të plotë. Me këtë skenar janë njoftuar edhe liderët e PDK-së dhe LDK-së të cilët kanë pasur një ditë të gjatë takimesh e konsultash.

Fillimisht Thaçi është takuar me ambasadoren amerikane Tracey Ann Jacobson, pas saj, lideri i PDK-së ka zhvilluar një takim me presidenten Atifete Jahjaga. Kjo e fundit pas takimit me Thaçin ka takuar edhe liderin e LDK-së, Isa Mustafa./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button