Rusia tregon si u godit avioni i Malaysia Airlines

Disa pamje satelitore tregojnë se avioni MH17 i Malaysia Airlines flight MH17 është qëlluar nga një avion luftarak, MIG-29.

Fotografitë janë shpërndarë mbrëmjen e djeshme nga televizioni shtetëror rus si provë se avioni me pasagjerë i rrëzuar në korrik të 2014 është qëlluar nga një avion luftarak dhe jo një raketë tokë ajër siç ishte pretenduar më parë.

Pretendohet se pamjet janë marrë nga imazhet satelitore britanike dhe amerikane

Fotografitë tregojnë një avion që godet drejt MH17 nga rrëzimi I të cilit gjetën vdekjen 298 persona në bord.

Perëndimi gjithmonë ka akuzuar rebelët pro rusë si autorë të rrëzimit të avionit me anë të sistemit raketor BUK. Por nga ana e saj Rusia ka argumentuar se një avion i paidentifikuar ka qenë pranë MH17 në momentin e rrëzimit, dhe ai avion ishte ukrainas.

Lajme të ngjashme

Back to top button