fbpx

Aksident në rrugën Strugë-Ohër, një i plagosur

Në aksidentin që ka ndodhur dje në orët e vona të pasdites, në aksin rrugor Strugë-Ohër, në afërsi të pikës së karburantit “7vëllezër”, kur janë përplasur dy vetura për shkaqe akoma të panjohura, një person ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar në spitalin specialistik për traumatologji dhe ortopedi “Shën Erazmo” në Ohër. Po ashtu janë shkaktuar edhe dëme të konsideruara materiale.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë pjesëtarët e policisë rrugore dhe ekipi i ekspertëve të komunikacionit, që së bashku me organet tjera kompetente të bëjnë veprimet e duhura për zbardhjen e plotë të këtij rasti.

Në vendin e ngjarjes po ashtu kanë dalë edhe pjesëtarët e Njësitit të zjarrfikësve së bashku me ndihmën e shpejtë dhe policinë, për shkak të rrezikut që mund të kishte pika e karburantit që është shumë afër.

Në vendin e ngjarjes shihen veturat që janë aksidentuar, një “Peugeot”  dhe një “Seat” që të dy veturat me targa të Strugës.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close