Nxënësit e Komunës së Studeniçanit pjesë e Qendrës për Edukim

Në Muzeun Nacional të Maqedonisë solemnisht u hap Qendra për Edukim për nxënësit e çerdhave, shkollave fillore dhe të mesme të Republikës së Maqedonisë. Në këtë qendër pjesëmarës ishin edhe nxënësit e shkollave fillore të Komunës së Studeniçanit si SH.F. Naim Frashëri –Studeniçan/Moranë, SH.F.Alija Avdoviç-Batincë dhe SH.F. Kemal Ataturk-Koliçan i Poshtëm ku me ç’rastë u takuan edhe me Ministren e Kulturës së R.M-së, Elizabeta Kançeska Milevska e cila i përgëzoi nxënësit për punimet dhe aktivitetet që i kanë bërë në qendrën për edukim.

Qëllimi i Qendrës për Edukim është që nxënësit të njohin trashëgimin kulturore dhe shpirtërore të Maqedonisë, të shprehin imagjinatën dhe talentin e tyre dhe në mënyrë praktike të mësojnë në lëmijn të ndryshme si në Arkeologji, Etnologji, Histori, Histori të arteve etj.Qendra për edukim që sot u hap solemnisht do të vazhdojë me projekte të ndryshme për të gjithë nxënësit e interesuar ku edhe Shoqata qytetare AKSI-Karshiakë në bashkëpunim me nxënësit e shkollave fillore që gravitojnë në Komunën e Studeniçanit në vazhdimsi do jenë pjesë e programeve edukative që do ti ofrojë Qendra për edukim pranë IN Muzeu i Maqedonisë në Çarshinë e vjetër në Shkup.

Lajme të ngjashme

Back to top button