Danimarka tre gola për tri pikë ndaj Serbisë

Serbia ka dhuruar një tjetër paraqitje të dobët në ndeshjet kualifikuese për Euro 2016, duke humbur në shtëpi me rezultat 1:3 nga Danimarka.
Serbët menduan se do ta kenë të lehtë përballë danezëve, duke shënuar që në minutën 4’ me Toshiç.
Vazhdimi i lojës, i takoi mysafirëve danezë. Bendtner me dy gola, dhe Kjaer me një, ishin realizatorët për Danimarkën.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Portugalia me mund të madh, e ka mposhtur Armeninë, pas një goli të shënuar nga Ronaldo.
Danimarkë udhëheq me 7 pikë, e ndjekur nga Portugalia me 6, Shqipëria me 4, Serbia dhe Armenia në fund me nga një pikë 1.

Lajme të ngjashme

Back to top button