Prokurorë amerikanë ndihmë Shqipërisë

Shqipëria është pjesë e nismës së Departamentit Amerikan të Drejtësisë, në luftën kundër terrorizmit. Në vendin tonë dhe në vende të tjera të Ballkanit, do sillen prokurorë të nivelit të lartë për të ndihmuar, në përpjekjet për parandalimin e bashkimit të shtetasve me grupime terroriste.

Prokurori i Përgjithshëm amerikan, Erik Holder duke njoftuar për këtë nismë, siguroi se personeli amerikan do të ndihmojë në hetimin e atyre që kthehen nga Siria, si dhe në parandalimin e nisjes së të tjerëve për në zonat e nxehta të Lindjes së Mesme.

“Mund të deklaroj se me ndihmën e Zyrës së Kundër Terrorizmit, Departamenti i Drejtësisë ka vendosur të dërgojë disa prokurorë federalë dhe këshilltarë të lartë policorë në rajone kyçe si Ballkani, Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut, për të punuar me autoritetet e këtyre vendeve në përpjekje për të rritur aftësitë e tyre, për të hetuar dhe ndjekur luftëtarët terroristë.

Këshilltarët e Departamentit të Drejtësisë ndodhen tashmë në katër vende të Ballkanit dhe shpejt do të dërgojmë atje edhe këshilltarë rajonalë në luftën kundër terrorizmit”, deklaroi Holder.

Prokurori Holder do t’i bashkohet stafit amerikan të pranishëm në vendin tonë, por edhe në Bosnje, Kroaci, Kosovë dhe Serbi.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë dhe ai i Shtetit, të cilët bashkëpunojnë prej kohësh për të dërguar prokurorë jashtë Shteteve të Bashkuara, për të rritur kapacitetet e vendeve të ndryshme në luftën kundër terrorizmit.

Lajmi u dha pas takimit me zyrtarë të Bashkimit Evropian, ku u diskutua për kthimin në shtëpi të luftëtarëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button