Haradinaj: Kthim prapa nuk ka!

Sapo ka përfunduar takimi mes katër liderëve të Bllokut VLAN. Para pak çastesh Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, ka deklaruar se akoma nuk është biseduar pozita e kryeministrit brenda Bllokut dhe se sipas tij, ende vlen marrëveshja e 10 qershorit.

“Sot në takim kemi biseduar për mundësinë e seancës së ardhshme, për marrëdhëniet e tona në Bllok, për mundësitë tona institucionale. Kemi folur hapur dhe shtruat. Prezent kemi qenë të gjitha subjektet. Nuk kemi marrë ndonjë vendim. Edhe pse këto tema janë biseduar në publik dhe ka pasur diskutime të ndërsjella, por këto tema do të zgjidhne në tavolinë brenda Bllokut”, ka deklaruar Haradinaj.

Sipas tij, nuk është vetë Isa Mustafa ai që ka shprehur dëshirën që të jetë kryeministër dhe në këtë mënyrë do të vlejë marrëveshja e 10 qershorit që është bërë mes liderëve të Bllokut.

“Zoti Isa Mustafa nuk po donë ose nuk ka thanë që po donë, por AAK ndihet e ofenduar në marrëveshje. Ka një situatë të re dhe kemi provuar të gjejmë një zgjidhje. Jam shprehur në vazhdimësi se e mbështes marrëveshjen e 10 qershorit dhe e mirëkuptoj situatën e tanishëm. S’kemi biseduar deri në këtë shkallë. Unë mendoj se marrëveshja e 10 qershorit e ka tergu. Situata e re nuk e rrezikon pozitën time”, ka deklaruar Haradinaj.

Lajme të ngjashme

Back to top button