Shtet i muskujve

E kaluara si duket është duke e ndjekur vendin tonë dhe institucionet udhëheqëse edhe në këtë shekull të ri. Përderisa në botën e zhvilluar(perëndimore) aty ku dëshiron dhe pretendon të inkuadrohet Maqedonia, është botë e zhvillimit dhe avancimit në çdo sektor të jetës dhe e mirëqenies ndër-njerëzore.

Ndërsa në Maqedoni këto veti nuk janë duke gjetur zbatim, kjo sigurisht që lë shumë për të dëshiruar, sepse ky shtet nuk e ka arritur akoma atë të cilën dëshiron ta fitojë, dhe në një farë forme është si një fëmijë ose adoleshent, të cilit çd ogjë i duket e mundur për tu arritur.

Pas kontrolleve ditëve të fundit nga DAP, edhe njëherë u dëshmua qartë se ky shtet, si pikë të parë dëshiron që kundrejt banorëve të saj, të tregon forcën me të cilën nuk bën asgjë tjetër, vetëm se e destabilizon popullatën në vend.

Një profesor në një thënie të tij, jo rastësisht e ka emërtuar këtë shtet si ”shtet i çizmes” ku dëshira për të dëshmuar fuqinë nuk ka të ndalur në këtë shtet kolapsi.

Me këtë gjest ky institucion dhe kjo qeveri e vërtetoi edhe njëherë se nuk i intereson që popullit ti ndihmoj në përmirësimin e kushteve te jetës, mirëpo vetëm se tenton që ti frikojë dhe të ua rrëmbej votën në kohën e zgjedhjeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button