Agim Agushi do ta shënojë rekordin e 11 në Librin e Ginisit

Nesër, me datë 15.11.2014, zhongleri i njohur shqiptar Agim Agushi, i cili mban 10 rekorde në Librin e rekordeve të Ginisit, do të tentojë të thyeje edhe një rekord tjetër.

Bëhet fjalë për aktivitetin sportiv e mbajtjes së topit në kokë mbi karrige.

Aktiviteti mbahet në hapësirat e Universitetit Shtetëror të Tetovës nën patronazhin e Fakultetit të Kulturës Fizike.

Paraprakisht  më 26 tetor 2014 ai pushtoi ndërtesën 99 katëshe, Prencess Toëer  me një lartësi 414 metra në disiplinën Ecje prapa shkallëve, duke goditur topin me kokë mbi 2000 shkallë.

Këto janë rekordet e deritashme të Agim Agushit.

1.Goditje e topit me kokë në ecje, 15.356 km (9 milje 857 yard) për 3:12:39 ore, 27 Tetor 2002 ne Munih (Gjermani).

2.Goditje e topit me kokë ndërmjet dy lojtarëve, Agim Agushi dhe Bujar Ajeti, 11,111 goditje për 3:55:20 ore, 9 nëntor 2003 në Starnberg (Gjermani).

3. Më 14 gusht 2005 në Flensburg Gjermani Goditje e topit me kokë i ulur në tokë: 4:02:01 orë,  (rekord i Ginisit)

4. Më 17 Gusht 2004 në Antalia (Turqi).Agim Agushi, ka arritur rekord të goditjes se topit me kokë gjate ecjes me makine,( kabriolet): 7 kilometra,

5. Më 30 maj 2010, në ndërtesën më të lartë në Franfurt Kulla e Panaireve/Messe Turm/ Agim Agushi, me sukses të plotë sfidoi edhe një rekord botëror. Ai ia doli që në disiplinën ecje shkallëve të ndërtesës lartë e poshtë duke goditur topin me kokë pa ndërprerje të kalojë 5304 shkallë me kohë 1 orë 37 minuta e 5 sekonda. Kjo ndërtesë 60 katëshe me një lartësi 257 metra.

6. Ecje lartë e poshtë shkallëve duke goditur topin me kokë: Agim Agushi (Kosove),  3896 shkallë në ndërtesën e Qeverise së Kosovës, më 30 maj 2009 , për 1 ore e 12 min e 29 sekonda.

7. Në Dubaj në ndërtesën e njohur 76 katërshe, Sulafa Toëer, ia doli që të shënoi një rekord të ri botëror. Ai në ecje mbrapa duke mbajtur topin me kokë ka arritur të kaloj 1520 shkallë për 1 orë, 9 minuta e 29 sekonda.

8. Në Gjakovë, Agim Agushi, arriti edhe një tjetër rekord botor. Ai distancën prej 4 mijë e 220 metrash “Mbajtje e topit me kohë duke ecur mbrapa” e kaloi për 1 orë, 31 minuta 34 sekonda dhe 15 të qindtat e sekondës.

9. Më 26 gusht 2014 , rekordmeni në goditjen e topit me kokë , Agim Agushi ka regjistruar edhe një rekord  bote. Kësaj radhe ai këtë e arriti në rrugët e Prizrenit, pikërisht nga Ura e  Gurit deri te Shtëtpia e Bardhë në disiplinën 1000 metra duke goditur topin në vrapim. Këtë e arriti me kohë 4 minuta 52 sekonda e 79 të qindtat e sekondës.

10. 26 tetor 2014, Princess Toëer  99 kateshe, Disiplina-Ecje prapa shkallëve duke e goditur topin me kokë pa ndërprerje. Këtë e arriti për 1 orë, 30 minuta, 14 sekonda dhe 30 të qindta te sekondës. Ky njëherësh është rekord i ri botëror në kë disiplinë.

Lajme të ngjashme

Back to top button