“Ahmet Zogu”, 10 mijë kopje të shitura në 3 ditë

Në këto ditë panairi, “Ahmet Zogu, Presidenti që u bë mbret”, është libri më i kërkuar dhe më i shitur.

Numri i kopjeve të shitura arrin 10 mijë, duke thyer çdo parashikim të shtëpisë botuese UET në bashkëpunim me Televizonin Klan.

Ky libër, që sjell profilin e enigmatikut Ahmet Zogu, duket se është edhe një sfidë për vetë autorin, gazetarin Blendi Fevziu, për të lënë firmën e tij në çdo kopje të shitur.

Për botuesit duket se 2104 është më i mbarë, si për vizitorët dhe për kopjet e shituara.

Ditët e fundjaves priten të kenë edhe bumin më të madh të dashamirësve të librit, që përkojnë edhe me ndarjen e çmimeve./ Tv Klan

Lajme të ngjashme

Back to top button