Holanda krijon rrugë që shkëlqejnë gjatë natës (FOTO)

Një artist në Holandë ka krijuar një rrugë të ndriçuar për biçikleta, që shkëlqen gjatë natës. Frymëzuar nga piktura “Starry Night”, artisti Daan Roosegaarde ka krijuar një mrekulli në rrugën Van Gogh-Roosegaarde, në qytetin e Eindhoven që u inagurua më 13 nëntor.

Rruga është e ndriçuar nga mijëra gurë vezullues që shkëlqejnë dhe që furnizohen nga energjia diellore.

Hapja e ciklit me rrugën Van Gogh-Roosegaarde shënon fillimin e projekti “Van Gogh 2015”, një vit i ngjarjeve kulturore që po mbahet në Holandë, Belgjikë dhe Francë për të nderuar 125-vjetorin e vdekjes së piktorit Van Gogh (1853-1890).

E gjithë rruga është 335 kilometra e gjatë dhe e ndarë në pesë cikle individuale të rrumbullakëta, të cilat mund të lidhen me disa vendndodhje të trashëgimisë së Van Gogh në veri të Brabant, ku artisti ka lindur dhe është rritur./ Shekulli

Holanda krijon rrugë që shkëlqejnë gjatë natës2

Holanda krijon rrugë që shkëlqejnë gjatë natës3

Lajme të ngjashme

Back to top button