Shqipëri, gjendet i vdekur në banesë gjyqtari i Krimeve të Rënda, Bardhyl Dhamo

Gjendet i vdekur në banesën e tij në Tiranë, gjyqtari i Krimeve të Rënda Bardhyl Dhamo. Bardhyl Dhamo, gjyqtar i Gjykatës për Krime të Rënda në Tiranë, është gjetur i vdekur pak minuta më parë në banesën e tij në kryeqytet.

Raportohet se 48-vjeçari është gjetur i vdekur në banesën e tij në rrugën “Ali Demi”. Dyshohet se vdekja te kete ardhur nga shkaqe natyrore, por policia thotë se është duke hetuar në vijimësi.

Aktualisht forca policore, një mjek ligjor, prokurorë dhe gjykatës gjenden në banesën e të ndjerit.

Bardhyl Dhamo, ishte një ndër shtatë gjyqtarët e Krimeve të Rënda që në një vlerësim të KLD, mori vlerësimin shumë mirë sa i përket cilësisë dhe profesionalizmit e korrektesës në punë. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button