Realizohen 13 punësime nëper Gjykatat e Shkupit

Ministria e Drejtësisë njofton se gjatë muajit qershor të këtij viti janë realizuar punësime të 13–të personave nëpër gjykata në Republikën e Maqedonisë, në vendin e punës pjesëtarë të policisë gjyqësore, me ndërmarrje nga Ministria e Mbrojtjes. 

Pesë persona janë punësuar në Gjykatën Themelore Shkupi 1, tre në Gjykatën Themelore Shkupi 2 dhe nga një në Gjykatën e Lartë Administrative, Gjykatën Themelore në Kumanovë dhe në Gjykatën Themelore në Dibër. 

Me ndërmarrjen e të punësuarve nga Ministria e Mbrojtjes, dhe punësimi i tyre në policinë gjyqësore, do të rritet siguria e gjykatave të përmendura më lartë, si dhe kryerja pa pengesa e procedurave gjyqësore.

Lajme të ngjashme

Back to top button