Manikyri japonez, çfarë është dhe si realizohet

Një manikyr shume antik me origjine orientale, i gjithi natyral qe ushqen thonjte dhe i forcon ato duke i bere te shkëlqyeshme.

P-Shine është një teknik manikyri japonez, e përdorur ne antikitet nga fisniket japonez për te mbajtur duart te rregullta dhe te kuruara. Është një manikyr i gjithi natyral dhe synon ti jap shkëlqim thonjve. Trajtimi i kuron ne thellësi te gjithë thonjte duke i bere te shëndetshëm dhe te forte. P-Shine japoneze është shume e mire sepse nuk përdoret asnjë agjent kimik dhe manikyri zgjat dy jave.

P-Shine manikyri japonez përbërësit dhe teknika

Përbërësit

– lime xhami apo kartoni
– shkop druri portokalli
– lime e veshur me kamosh
– pluhur dylli bletësh
– krem dylli bletësh
– vaj zbutës për kutikulat

Teknika

Filloni duke zbutur thonjte dhe kutikulat duke futur majat e gishtave ne një ene me ujë dhe nëse dëshironi mund te shtoni edhe esenca sipas dëshirës. Ekzistojnë kapsula qe shkrihen ne ujë për ti përdorur si aromaterapi, shume qetësuese dhe te këndshme. Pasi te keni bere këtë hap thani duart dhe limoni thonjte me limën e xhamit, pastroni kutikulat me shkopin e drurit. Limën kalojeni edhe tek thonjte por me delikatesi dhe lehtësi, ky veprim nuk duhet te behet sa here qe bëni manikyrin japonez është e mjaftueshme një here ne muaj. Me pas shtrini kremin e dyllit te bletëve ne thonj dhe hapeni me ndihmën e limës se kamoshit, me pas shtoni dhe pluhurin e dyllit te bletëve. Pasi te keni mbaruar edhe këtë hap kaloni një lecke te bute mbi thonj te lyer me vajin ushqyes dhe zbutës mbi kutikulat dhe mbi vet thonjte.

Manikyri P-Shine japonez zgjat rreth dy jave. Do te keni efektin e një french manikyr pa ju dashur te përdorni manikyr te shkëlqyeshëm, për me tepër thonjte do te jene me te forte, rezistent dhe te shkëlqyeshëm ne mënyrë komplet natyrale.

Lajme të ngjashme

Back to top button