fbpx

Jeta e një varfanjaku që mi përloti sytë

Ditëve të fundit qyteti ynë thuajse është përplot me varfnjak, e të pastrehë. A thua vallë dikënd e vret ndërgjegja  apo të paktën një sekondë ia kushton kësaj gjendjeje të mjerueshme  se si vallë jetojnë këta njerëz, a thua kanë një thërrimë buke t’ua dergojnë fëmijëve të tyre apo ndoshta i kalojnë ditet duke shpresuar se do të bëhet më mirë. 

Arsyeja e vetme e cila me shtyu të shkruaj këtë artikull të shkurtër ishte momenti kur një gjyshe e mjerë në një moshë të thyer që mezi e mbante veten në këto ditë të nxehta vere, ecte dalë ngadalë e menduar sikur të hynte apo jo në vendin ku unë punoja, dhe papritmas trokiti në derë duke u përshendetur me një zë të ulët, dhe më pyeti se për çfarë ishte kjo zyrë… Në fillim nuk e kuptova kërkesën e saj duke menduar se kërkonte lëmoshe dhe pa prituar i dhashë çka kisha për momentin, por  gjyshja refuzoi ndihmën time duke thënë se s’kishte ç’të bënte me to dhe jo që nuk kishte nevojë por  ajo kërkonte zyrat për ndihma. I’u luta shumë që t’i merrte por u largua duke më thënë “jo moj bijë kam dal me najllon të zbrazët dhe se di dhe une se ku do shkoj dhe çka kerkoj” edhe pse unë insistova shumë duke i thënë që t’i merrte që të paktën t’i gjendeshin për ushqim, por fatkeqsisht gjyshja e mjerë nuk i morri dhe doli nga zyra duke ma shtyrë dorën në shenjë që nuk i merrte. Teksa po zbriste shkallët ngadalë dhe disa herë i’u luta që t’i merte, por nuk më dëgjoi. Fytyra e gjyshes ishte e retosur nga hallet e jetës që e kishin dërmuar  dhe e përlotur duke menduar se ku do t’a gjente atë zyrë.  

 I dhashë adresën, por se sa do ta gjente ajo atë është paksa mister ose më mirë të them ndoshta vendin do ta gjej por a do t’i ofrojnë ndihmë, ajo është enigmë. 

Momenti kur gjyshja zbriste shkallët ishte një nga momentet më rënqethëse që kurrë nuk e kisha përjetuar më herët, e shikova nga pas deri sa u largua nga rruga, por lotet e mi vazhdonin të rrjedhin pa ndërprerë edhe përderisa shkruaja artikullin përpara syve më dilte gjyshja e mjerë.  

Pyetje të një pasnjëshme ma mbuluan kokën, se pse vallë nuk i morri kur ajo kishte shumë nevojë për to, ishte e lodhur dhe e raskapitur po kishte ndërgjegje të pastërt dhe i vinte rëndë që të pranonte lëmoshë nga të tjerët, këtë e vërejta në momentin e refuzimit, fytyra e saj tregonte sikur donte por diçka nuk e lejonte të pranonte, kjo flet për një moral të fortë gruaje e cila  si duket s’kishte patur zgjidhje tjetër që kishte zgjedhur rrugën që dhe vetë se dinte ku do të shkonte. 

Për një moment mendova duke thënë se shoqëria nganjëherë nuk është e vetëdijshme për situatën në të cilën gjendemi. Duke u bazuar  në atë se dikush ballafaqohet me probleme serioze jetësore e dikush luan me paratë sikur të ishin letra pa vlerë. 

Nga kjo shihet qartë se përderisa çdo ditë numri i kërkuesëve për ndihmë rritet dhe kursesi të zvogëlohet kjo do të thotë që të gjithë ata të cilët reklamojnë veten si kompani për ndihma sociale gjatë gjithë vitit e veçanarisht këtë muaj të Ramazanit, e bejnë pë t’u treguar të tjerëve se si ata “mendojnë për të varfërit” po në fakt mendojnë  vetëm që t’i mbushin oraret reklamuese të televizioneve, ndërsa varfnjaku mbetet përsëri jashtë derës duke i thënë që të vijë një ditë tjetër, ky turp ua ka humbur shpresën për jetë dhe të varfërve.

 Msc. A. K.

Tags

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button
Close