Ulqin: U mbajt protesta kundër diskriminimit në arsim të shqiptarëve

Sot në qytetin e Ulqini u mbajt një protestë ku qytetaret e pranishëm shprehen pakënaqësitë e tyre me gjendjen e përgjithshme në fushën e arsimit.

Qytetarëve të pranishëm në protestë iu drejtua Gëzim Ibroçi i cili ishte edhe nismëtar i kësaj proteste. Iniciatori i protestës, gazetari Gëzim Ibroçi, ka thënë që Shqiptarëve duhet ti pranohen të drejtat e tyre themelore dhe që ato nuk duan të jenë të diskriminuar.

“Të bashkohemi rreth kësaj çështje, rreth të ardhmes së fëmijëve tanë”, theksoi Ibroçi në porosinë drejtuar politikanëve Shqiptar në Mal të Zi.

Ai gjithashtu përcolli edhe mesazhin e Kryetarit të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Genci Nimanbegut, i cili ka shprehur përkrahje për protestën, e cila është në linjë me punën që ka bërë dhe vazhdon ta bëjë Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve (KKSH) lidhur me arsimin shqip në Mal të Zi. KKSH-ja ka mbajtur gjatë verës një seminar lidhur me arsimin shqip në Mal të Zi, nga i cili janë nxjerrë përfundime dhe rekomandime të cilat tashmë i janë drejtuar Ministrisë së Arsimit.

Në mesazhin e shkruar drejtuar pjesëmarrësve të tubimit kryetari i Këshillit kombëtar të Shqiptarëve Genci Nimanbegu tha se kërkesat nga protesta janë të qarta dhe demokratike dhe që Ministria e arsimit duhet ti marrë parasysh.
Në protestë përveç qytetareve ishin të pranishëm edhe përfaqësues të shumë subjekteve politike. Në protestë u pa edhe kryetari i komunës së Ulqini Fatmir Gjeka por edhe politikanë të tjerë si Mehmet Bardhi, Mehmet Zenka, Dritan Abazoviq, Amir Hollaj e të tjerë.

Gjatë protestës është nënshkruar edhe peticioni i cili do i drejtohet Ministrive përkatëse, si dhe përfaqësuesve politikë. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button