LSDM: Qeveria fsheh transparencën e subvencioneve dhe deficitin rekord

Kryetari i Komisionit për Ekonomi pranë LSDM-së Kire Naumov tha se, si pasojë e politikave të gabuara të Qeverisë, deficiti tregtar në 9 muajt e parë të vitit është më i lartë se deficiti i periudhës së njëjtë të vitit të kaluar.

Ai tha se Qeveria dhe zëvendëskryeministri Zoran Stavrevski kanë turp të thonë se sa janë rrogat e të punësuarve në zonat e lira ekonomike, ndërsa akuzoi për mungesë transparence për subvencionet që Qeveria u jep kompanive të huaja.

Naumov akuzoi gjithashtu se Qeveria po tenton të fshehë skandalin me biznesmenin Subrata Roy.
“Atë që Stavreski fsheh gjithashtu, është fakti se në 9 muajt e parë Maqedonia ka realizuar deficit prej 1 miliard e 700 mijë dollarë. Ose 30 milionë dollarë më shumë deficit krahasuar me periudhën e vitit të kaluar”, tha Naumov.

Lajme të ngjashme

Back to top button