Kukan: Rama dhe Vuçiq të ulin tensionet

Eurodeputeti Eduard Kukan, gjatë një prononcimi të dhënë së fundmi referuar vizitës së Ramës në Serbi, u shpreh se dy kryeministrat duhet të ulin tensionet e krijuara mes dy vendeve javët e fundit.

Kukan e ka cilësuar një hap të rëndësishëm vizitën e kryeministrit Rama në Beograd, teksa shtoi se çështjet delikate mes dy vendeve duhet të diskutohen në mënyrë konstruktive.

Më tej ai ka kerkuar që kryeministri Rama dhe homologu i tij serb Vuçiç, të përdorin aftësitë e tyre si lidership dhe të mundësojnë një kapitull të ri marrëdhëniesh. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button