fbpx

A do ta trazojë Shesheli skenën politike në Serbi?

Kthimi nga Haga i politikanit ultra-nacionalist, Vojislav Sheshel ka tronditur jo pak skenën politike në Serbi dhe partitë e tjera politike po rimendojnë pozicionimin e ri të tyre.

Shesheli menjëherë sapo ka mbërritur në aeroport ka thënë se do të luftojë për të rrëzuar nga pushteti dy ish-ortakët e tij politikë, Aleksandër Vuçiçin dhe Tomislav Nikoliçin, që madje i cilësoi edhe si tardhëtarë.

Jo vetëm kaq, por ai tha se do të jetë kundër ndërkombëtarëve, kundër globalizmit dhe kundër atyre që sipas tij, punojnë kundër interesave të shtetit serb, transmeton BIRN.

Mbështetësit e Sheshelit shprehën shpresa të mëdha në kthimin e tij. Një adhurues që priste në aeroportin e Beogradit, Bora Tomic, tha se ai priste që shefi i tij “të drejtonte rebelimin kundër kapitalizmit, globalizmit dhe të gjitha të këqijave të tjera të kësaj bote”.

Nenad Savkovic, një tjetër mbështetës shtoi: “Ne presim që të gjitha problemet të zgjidhen”.

Figura të larta të koalicionit qeverisës, nga ana tjetër, i qëndruan idesë se kthimi i liderit të Partisë Radikale nuk do ketë asnjë ndikim në qeveri apo politikat e saj.

Por, se kthimi i Sheshelit mund të ketë vërtetë pasoja dramatike dhe kjo pritet të shihet.

Nëse Partia Radikale e Serbisë rritet në numër me kthimin e Sheshelit, atëherë ky është vërtetë problem i madh./albeu

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close