Shkollave fillore të Strugës u ndërpritet rryma, mësimi me orare të shkurtuara

Pa rrymë, me auditorë të ftohtë dhe orare të shkurtuar, kanë funksionuar sot shkollat e Strugës. Për shkak të borxheve të mëdha, EVN ka ndërprerë furnizimin me rrymë elektrike në të gjitha shkollat fillore të Strugës.

Kompania u ka prerë energjinë elektrike të gjitha shkollave fillore në Strugë dhe në fshatrat përreth.

Mësimi sot është zhvilluar në klasa të ftohta dhe me orar të shkurtuar. Shkak për prerjen e energjisë elektrike janë borxhet e prapambetura të shkollave.  Borxhi i shkollave në total për energjinë elektrikë është rreth 5 milionë denarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button