fbpx

Arrihet marrëveshja Thaçi – Mustafa

Burime të sigurta ndërkombëtare i kanë thënë Indeksonline se kreu i PDK-së, Hashim Thaçi dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa kanë arritur marrëveshje për qeverisje gjatë qëndrimit në Bruksel.

Po ashtu këto burime kanë thënë kreu i LDK-së i ka paralajmëruar dy elemente pas arritjes së marrëveshje me Thaçin: ridizajnimin e marrëveshjes brenda bllokut dhe largimin e Vetëvendosjes nga blloku.

“Kreu i LDK-së do t’ua komunikoj sot liderëve tjerë të bllokut idenë e ridizajnimit të marrëveshjes, duke e lënë jashtë Vetëvendosjen dhe duke e kërkuar edhe zyrtarisht pozitën e kryeministrit. Një e gjë e tillë sigurisht se nuk do të pranohet, sidomos nga AAK-ja”, kanë thënë këto burime, duke shtuar se “Mustafa këtë e bënë që të largohet ‘paqësisht’ nga blloku dhe ta fajësojë AAK-në për prishje të marrëveshjes brenda bllokut”.

Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa kanë qëndruar dje në Bruksel në konferencën e Partive Parlamentare Evropiane (PPE), derisa janë takuar kokë me kokë për të arritur marrëveshje.

Liderët e partive të bllokut LVAN do të takohen sonte për të qartësuar përfundimisht ecjen tutje. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button