Skandal me mbishkrimet në gjuhën shqipe në fshatin Sfillare të Shkupit
Nuk kanë të ndalur skandalet me mbishkrimet në gjuhën shqipe nëpër institucionet dhe rrugët e qytetit të Shkupit.
Në fshatin Sfillare të Poshtme në udhëkryqin që lidh disa fshatra të kësaj ane janë vendosur tabela me emrat e fshatrave por me gabime në përkthim. ‘Gorno Svillare’ është përkthyer Sullare e Poshtme ndërsa ‘Dollno Svillare’ Sullare e Epërme.
Përveç gabimeve në përkthim ku Gorno përkthehet e Poshtme, ndërsa Dollno e epërme është gabuar edhe në emrin e fshatit duke e quajtur atë Sullare./Portalb