Largohet Mazzari, kënaqen tifozët

Walter Mazzari po i kalon minutat e fundit si trajner i Interit. Sipas raporteve të fundit nga Italia, Interi ka marrë vendim sot në mëngjes që të shkarkoi Mazzarin nga detyra.

Brenda pak orëve thuhet se do të ndodhë edhe njoftimi zyrtar. Interi e ka gati pasuesin e tij e që do të jetë ish trajneri i kësaj skuadre, Roberto Mancini.

Mancini thuhet se ka pranuar detyrën dhe do të nënshkruaj kontratë dy vjeçare me Interin. Mancini kishte fituar me Interin tre tituj të ligës, dy kupa të Italisë dhe dy superkupa

Lajme të ngjashme

Back to top button