Boshkovski largoi Jahoviqin dhe Georgievskin

Një ditë para se të luhet ndeshja për kualifikime në Kampionatin Evropian “Francë 2016”, seleksionuesi Boshko Gjurovski i ka përjashtuar nga reprezentacioni futbollistët Adis Jahoviq dhe Daniell Georgievski.

Gjurovski në konferencë për shtyp nuk i tregoi arsyet se pse janë larguar, vetëm se tha se në reprezentacion do të ketë vend vetëm për ata që japin maksimumin dhe do të jenë maksimalisht të përkushtuar.

“Për Maqedoninë do të luajnë futbollistë që japin maksimumin. Jahoviq dhe Georgievski nuk kanë treguar durim në stërvitje, ndërsa mua nuk më duhen futbollistë që nuk duhen mes vete. Të luash për Maqedoninë duhet të jetë nder. Ndoshta do të ftoj dy futbollistë të tjerë nga reprezentacioni i të rinjëve”, ka thënë Boshkovski.

Kjo nuk është hera e parë që futbollistë të reprezentacionit të Maqedonisë të largohen para një ndeshje shumë të rëndësishme. Të përkujtojmë se para dy viteve Çedomir Janevski i kishte larguar nga ekipi Stevica Risitiqin dhe Goran Popovin pak para ndeshjes me Serbinë, shkaku i sjelljes joprofesionale ndaj fanellës kombëtare. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button