Të hënën përballen Basha dhe Olldashi për karriken e Sali Berishës

Partia Demokratike me anë të një njoftimi për mediat për procesin e zgjedhjes së kryetarit të saj, ka bërë të ditur se këto zgjedhje do të zhvillohen në datën 22 korrik.

“Zgjedhjet për Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë bëhen më datë 22 korrik, ditën e hënë, nga ora 08.00 deri në orën 19.00. Vendvotimet janë përcaktuar dhe  anëtarësia informohet pranë çdo dege të Partisë Demokratike në rrethe , apo çdo grup-seksioni në Tiranë. Këshilli Kombëtar dhe Deputetët me banim në Tiranë, votojnë në qendrën e votimit, në selinë e Partisë Demokratike. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale”, thuhet në njoftimin e Partisë Demokratike.

Në garë për kreun e ri të demokratëve janë kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha dhe Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, që prej ditësh tashme kanë nisur një fushatë intensive në gjithë vendin për prezantimin e platformave të tyre për drejtimin e ri të partisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button