‘Lajm’: Materie të rrezikshme nga Rusia  po shkatërrohen në “Jugohrom”?

“Bomba” e LSDM-së përmban argumente që dëshmojnë se larg syve të opinionit, në “Jugohrom” po shkatërrohen materie të dyshimta helmuese dhe radioaktive me prejardhje nga Rusia, shkruan “Lajm”.

Këto dyshime gazeta i bazonë në faktin se pronar i “Jugohromit” është kompani ruse, kurse përmendin edhe afrimin gjithnjë e më të madh të qeverisë VMRO-BDI me Rusinë.

Zëdhënësi i LSDM-së Petar Shilegov, nuk dëshiron të tregojë nëse këto informacione janë të sakta. Ai thotë se tani për tani nuk dëshiron të spekulojë, sepse detajet e “bombës” do të shpallen kur të vijë koha.

“Nuk duam të spekulojmë, kur të vijë koha, në pajtueshmëri me strategjinë e LSDM-së, do ta njoftojmë opinionin se çka përmban kjo ‘bombë”, deklaroi Shilegov. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button