Disa shkolla të Strugës pa energji elektrike për shkak të borxhit ndaj EVN-së

Shumë shkolla fillore në Strugë dhe fshatrat e Strugës ditën e enjte janë ç ‘kyçur nga rrjeti elektrik për shkak të borxhit që nuk është paguar për rrymë të harxhuar.

Siç informojnë udhëheqësit e sektorit për arsim në Komunën e Strugës Surija Rushiti nga sistemi i furnizimit me rrymë janë ç ‘kyçur shkollat fillore ‘Josip Bros Tito” dhe ‘Vëllezërit Milladinovci” nga Struga paralelet që kanë pasur këto dy shkolla jashtë qytetit si dhe shkollat në fshatin Labunishtë, Livadishte dhe Radollishtë.

“Këtyre shkollave u është bllokuar llogaria transakcionale dhe nuk mund as që ta paguajnë rrymën e harxhuar. Ne si komunë kemi bërë përpjekje që të bisedojmë me përfaqësuesit e EVN-së për pagimin e një pjese të borxhit dhe pastaj të rregullohet nga një janari që ta paguajmë me këste, por nuk morëm përgjigje pozitive”, deklaroi Rushiti.

Lajme të ngjashme

Back to top button