Bllokohet hyrja në Shkup në autostradën Shkup-Tetovë

Për shkak të realizimit të punimeve në rrugë në aksin rrugor Tetovë – Shkup komunikacioni po zhvillohet me vështirësi ndërsa hyrja për në Shkup nga Tetova është bllokuar. Bëhet fjalë për rikonstruim të vend-rrotullimit në Komunën e Gjorçe Petrovit në afërsi të marketit SP Planet, në udhëkryqin që lidh rrugën “Aradha e partizanëve” me “Gjorçe Petrov” dhe rrugën “Aco Shopov”.

Të gjithë ata që dëshirojnë të hynë në Shkup drejtohen të shkojnë përmes rrugës alternative, nga qarkorja.

Nga policia thonë se nuk bëhet fjalë për ndonjë aksion policor. Nga Komuna e Gjorçe Petrov shkurtër konfirmuan se po zhvillohen punime në vend-rrotullim dhe kanë kërkuar asistencë të policisë që të kryejnë punimet më shpejtë. Nga Qyteti i Shkupit njoftojnë se sot tërë ditën do të ketë regjim të këtillë komunikacionit dhe se komunikacioni do të zhvillohet nëpër rrugë alternative.

Lajme të ngjashme

Back to top button